
Hoti ironizon me Kurtin: Me pas dëgju Dullën, sot do ishe ende kryeministër.
Kryeministri Avdullah Hoti, thotë se po ta dëgjohej ai, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të ishte ende kryeministër.
“Me pas dëgju Dullën, Albini sot ishte kryeministër”, ka thënë ndër të tjera Hoti në Oxygën.
Hoti ka folur edhe për raportet e Kosovës me ShBA-në dhe marrëveshjen e arritur javë më parë me Serbinë.
Ai gjithashtu flet edhe për deklaratat se ai “merr sandwich në zyre” gjatë orarit të punës.