
Zemaj ironizon me Qeverinë Kurti: Fuqia transformuese e 14 shkurtit, rikthehen reduktimet e rrymës.
Pas reduktimeve të shumta të energjisë-elektrike anembanë vendit, ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Zemaj ka lidhur ndërprerjen e rrymës me Qeverinë Kurti dhe premtimet e dhëna gjatë fushatës.
Ai tha se fuqia transformuese e 14 shkurtit është me rikthimin e reduktimeve të rrymës.
“Shpresë për vetëm dy orë, jo më shumë”, shkroi ai.