Isa Mustafa: E kam agjëruar Ramzanin edhe gjatë kohës sa isha kryeministër

18:50 | 13 Nëntor 2022

Mustafa: E kam agjëruar Ramzanin edhe gjatë kohës sa isha kryeministër.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është besimtar dh se e ka agjëruar muajin e Ramazanit edhe gjatë kohës sa ka qenë kryeministër.

Mustafa thotë se edhe anëtarët e tjerë të familjes së tij janë besimtarë, por jo fanatikë.

Ai gjatë një interviste në emisionin “Prizma” të T7, ka thënë se “kur ishte kryeministër dhe agjëronte porosite kafe për të mos u veçuar nga palët, por nuk e pinte atë”.

“Besimtar jam, por nuk jam besimtar fanatik. Besimtar janë gjithë familje edhe unë e mbaj atë. Ramazanin e mbaj, e kam mbajtur edhe sa kam qenë kryeministër. Kur kanë ardhur palët kam porositë kafe por nuk e kam pirë, në asnjë rast nuk kam dashur të veçohem“, ka thënë Mustafa.

Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur edhe për çështjen e shamisë në shkolla, duke thënë se është që bartja e shamisë të bartet pas moshës 18-veçare.

Megjithatë, ai thotë se është për t’u gjetur një zgjidhje rreth kësaj çështjeje.

“Unë mendoj që deri në moshën madhore nuk është e drejtë që të detyrohen nxënësit ose fëmijët që të bartin shamitë. Kur ta arrijnë moshën është një e drejtë më pas“, ka thënë Mustafa.

Komento: