Isa Mustafa tregon se a ka lëkundje në koalicion, ka edhe një kërkesë për PDK-në

20:45 | 12 Gusht 2020

Kryetari i LDK-së ka treguar se a ka lëkundje në koalicion.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësiar provokim patrullimin e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia provokoi në Karaçevë.

Mustafa ka folur për mospajtimet brenda koalicionit qeverisës, dhe për procesin e dialogut.

“Lëkundje nuk ka, por është e domosdoshme që të ulemi të bisedojmë për këto çështje. Pas shërimit të kryeministrit Avdullah Hoti, do të takohemi me partnerët e koalicionit për të biseduar për të gjitha çështjet”, është shprehur ai.

Mustafa ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës bashkëpunim në dialogun me Serbinë.

Kreu i LDK’së po ashtu ka thënë se e konsideron të nevojshëm që ligji për kategoritë e luftës të tërhiqet nga Kuvendi për rishqyrtim.

Komento: