Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri shfaqet si pro-rus në Facebook, përkrah haptas agresionin e Putinit në Ukrainë

16:01 | 25 Prill 2022

Ndonëse e gjithë bota po e cilëson Rusinë si agresor e Ukrainën viktimë, Gazmend Pula, ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri po e përkrahë haptazi Rusinë.

Kjo vërehet sapo të hysh në profilin e ish-ambasadorit në Facebook. Pula mbështet haptazi Rusinë, teksa shpërnda secilin shkrim pro-rusë.

Në njërin nga shkrimet e tij ai ka shpërndarë një video ku shihen trupa ruse në krye me kreun e republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov. Teksa i gëzohen pushtimit të Mariupolit (qytet në Ukrainë).

“Trupat çeçene të Ramazan Kadyrov festojnë çlirimin e Mariupolit”, thuhet në videon e shpërndarë nga ish-ambasadori.

Ndërkohë në postimin e 7 prillit, Pula ka shpërndarë televizionin rus, “Russia Today TV”, duke thënë se “mund ti ndalin rrjetet sociale, por nuk mund ta ndalin të vërtetën”.

Teksa bën thirrje që të ndiqet ky televizion në platforma të ndryshme. Televizion ky që shquhet për propagandë e dezinformat.

Komento: