Ish – Avokati i Popullit për faturat e larta të energjisë: Pa njoftim paraprak për shtrenjtim, të bëhen hetimet

19:19 | 26 Dhjetor 2023
ish-–-avokati-i-popullit-per-faturat-e-larta-te-energjise:-pa-njoftim-paraprak-per-shtrenjtim,-te-behen-hetimet


Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari thotë se duhet të hetohet rritja e faturave të energjisë elektrike, nëse nuk ka pasur paralajmërim.

 “ZRrE është vendimmarrës për çmimin e energjisë elektrike në vend. Nëse nuk ka një njoftim paraprak me i njoftu qytetarët për shtrenjtimin e energjisë elektrike në faturat me çmim të ri, atëherë kjo i bjen që është shqetësim i kësaj natyre, i bjen të merren hetimet”, u shpreh ai.

Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka thënë për Front Online se deri me tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë zyrtare nga konsumatorët në lidhje me faturat e muajit dhjetor 2023.

Në një përgjigje për Front Online thuhet se nuk ka ngritje të çmimit të energjisë.

“ZRRE-ja, ka një proces për ankesat e konsumatorëve që konsumatorët e përdorin gjatë gjithë kohës për zgjidhjen e çështjeve në lidhje me leximin e njehsorëve, faturimin, dhe çështje të tjera. Aktualisht, ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa zyrtare te konsumatorëve ne lidhje me faturat e muajit dhjetor 2023”, thuhet në përgjigje.

ZRrE ka thënë se tarifat e energjisë janë duke u aplikuar sipas vendimit të datës 30 mars 2023.

Komento: