Ish banori i BBVA nuk lë rehat Nitën

14:45 | 02 Qershor 2023

Ronaldo nuk lë rehat Nitën.

Këngëtarja e njëkohësisht ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Nita Latifi, ka postuar mbrëmë disa fotografi të reja në profilin e saj në “Instagram”.

Këto imazhe janë realizuar teksa ajo po bënte klipin e këngës së saj më të re që mban titullin “2 Gota”.

Tag personin që për dashni i çon 2 Gota”, shkruan këngëtarja krahas pozave që kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta.

E me siguri që fansat po prisnin ndonjë reagim të ish-banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Ronaldo Sharka, pasi ky i fundit e ka ‘ngacmuar’ këngëtaren herë pas here me komente apo postime në “Instagram”-in e tij.

E komenti i gazetarit nuk mungoi dhe i shkroi: “Nita shumë të bukur vathët”.

Nita e ka lexuar komentin e tij dhe dukej sikur po e priste pasi i përgjigjet:

“Hajde se ty t’pritsha, na mori malli”, duke e shoqëruar edhe me një emoji zemre.

Komento: