Ish banorja e BB: Të gjithë do donim një partner si Luizin

20:13 | 26 Prill 2023

Ish-banorja e “Big Brother” Fjorentina Halili e ftuar në “Wake Up”, është shprehur se të gjithë vajzat do donin një partner si Luizi, duke u bazuar tek sjellja dhe përkushtimi i tij që ka ndaj Kiarës.

“Unë mendoj që të gjithë do donin të kishin një partner si Luizi, edhe unë që nuk është se kam empati për të“, tha Fjorentina.

“Me sjelljen, nuk më pëlqen si person, ku di unë në paraqitje, në fizik, këto, por jo me sjelljen. Më pëlqen mënyra se si… Po kush është ajo vajzë që nuk do të puthësh te koka, faqja, buza, ti bësh kafen. Është ai llafi që “kur je shkodran, tana i bën”.

“Ai i ka të gjitha, ka batutën, ka sjelljen”, shtoi ish-banorja.

Kujtojmë se Fjorentina Halili ka qenë një nga ato banore të ‘Big Brother’ 9, e cila është komentuar më së shumti.

Ajo krijoi një lidhje brenda shtëpisë me Olsin, e cila zgjati fare pak dhe që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ata vazhduan jetën e tyre, secili në drejtime të ndryshme.

Komento: