Ish drejtori i Milanit e zbulon: Ronaldo mund të ishte lojtar i Milanit, kishim marrëveshje me të

09:57 | 03 Qershor 2020

Mirabelli: Ronaldo mund të ishte lojtar i Milanit, kishim marrëveshje me të.

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli insiston se ata kishin një marrëveshje për Cristiano Ronaldon në vitin 2018.

Ronaldo tronditi botën në vitin 2018 kur ai njoftoi se do të largohej nga Real Madridi pas nëntë vitesh të ngarkuar me trofe – duke u bërë lojtari më i mirë i klubit në atë kohë.

Ylli portugez u largua në drejtim të Juventusit, por marrëveshje thuhet se kishte edhe Milani.

Me sulmuesin në treg, Milani thuhet se ishte afër nënshkrimit të tij, por pronari kinez i klubit Li Yonghong në atë kohë duhej të tërhiqte marrëveshjen për çështje financiare, duke çuar Ronaldo drejtj bashkimit me Juventusin.

“Ishte diçka për të cilën folëm me Jorge Mendes”, ka thënë fillimisht Mirabelli për SportItalia.

“Ne e dinim se mund të ketë probleme me Realin dhe Ronaldon. Ne bëmë gjithçka, por atëherë pronarët kinezë bllokuan marrëveshjen sepse nuk ishte e qëndrueshme”.

“Me pronarët aktual, CR7 do të kishte qenë një lojtar i Milanit”, përfundoi ish-drejtori sportiv i Rossonerëve.

Komento: