
Partitë opozitare kërkesat për Policinë e Kosovës, Sheremet Ahmeti që dikur ishte në krye të këtij institucioni thotë që po i përdorin për merita politike.
Ai për Front Online ka thënë që Policia e Kosovës u përball me sulmin terrorist në Banjskë për t’i dalë zot vendit, e jo për përfitime politike.
“Fatkeqësisht po i bie që po përdoret për merita politike. Nuk mund që askush të përfitoj në aspektin politik se një ngjarje e tillë ka ndodh, që e përgëzoj dhe jam shumë krenar që e kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, shumë profesionale po nuk duhet të mendojnë se e kanë bërë për politikë, se kanë bërë ata për politikë, ata e kanë bërë për vendin”, deklaroi ai.