Ish këshilltari i Kurtit: Donfried po thotë që Kryeministri e Osmani s’ma kanë qitë asnjë kusht, ky është problem

22:10 | 26 Prill 2022

Gashi: Donfried po thotë që Kurti e Osmani s’ma kanë qitë asnjë kusht, ky është problem.

Analisti Shkëlzen Gashi, ka komentuar deklaratat e ndihmës-Sekretares Amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, sipas të cilës krerët institucional të Kosovës nuk kanë vënë kushte për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Sipas Gashit, i cili foli në Pressing, ky është problem.

“Unë po mendoj se qashtu qysh ka prezantuar kryeministri në konferencë për shtyp, atë qëndrim pak a shumë e ka mbajt edhe brenda në takim me Donfried. Natyrisht aty ka fol për dialogun po në fokus të tij kanë qenë ato që ka fol në konferencë për shtyp, ndihma për afganët, gazetarët ukrainas…”, tha ai.

“Sa po më shqetëson mua është se ndihmës-sekretarja nuk del me thënë diçka që nuk është i vërtetë. Kjo po thotë se unë kam biseduar me të dy, me presidenten dhe me kryeministrin, ka pasur gatishmëri me u angazhu me seriozitet dhe nuk ma kanë qit asnjë kusht. Unë mendoj se kjo është pak problem. Nuk e kam të qartë.”, tha Gashi.

Komento: