Ish-komandanti heq copat e granatës nga trupi, i kishin mbetur nga koha e luftës

23:46 | 26 Mars 2022

Lufta e fundit në Kosovë ka sjellë shumë plagë.

Ish-komandanti Bekim Shyti, u vizitua sot nga shoku i tij i luftës Shefqet Loshaj.

Loshaj ka publikuar fotografi me ish-komandantin Shyti pas operimit që iu nënshtrua për t’i hequr copat e granatës që i kishin mbetur që nga koha e luftës.

“Ne vizitë te Komandanti Bekim Shyti ,edhe pas 23 vitesh po i vuan plagët e luftës për Çlirimin e vendit, i uroj sherim te shpejtë”, ka shkruar Loshaj.

Ndryshe, Bekim Shyti, gjatë luftës së fundit në Kosovë ka qenë i plagosur mbi gjashtë herë.

Si komandant i Njësisë Speciale në Zonën Operative të Shalës, ai ka qenë në ballë të çdo beteje.

Komento: