Ish-kryetari i Preshevës: Hakmarrja e parë shkarkimi dhe dënimi im nga Serbia, pas suksesit të Kosovës në KiE

10:33 | 23 Prill 2024
ish-kryetari-i-presheves:-hakmarrja-e-pare-shkarkimi-dhe-denimi-im-nga-serbia,-pas-suksesit-te-kosoves-ne-kie


Pas suksesit të Kosovës në KiE ku është votuar hapi i dytë për rrugë drejtë anëtarësimit, serbët janë agresuar, thotë ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Arifi tha për Front Online se hakmarrja e parë ishte shkarkimi i tij dhe dënimi për gjobën e flamurit.

Ai deklaron se me shkarkimin e tij ka fituar Kurti. Pasi sipas tij, ky i fundit ka instaluar personat e tij në komunë.

Arifi vlerëson se zëri kritik i tij i ka penguar kryeministrit kosovar dhe presidentit serb.

“Agresiviteti i Serbisë javët e fundit lidhët me suksesin e Kosovës në KiE dhe si rrjedhojë hakmarrja e parë ka ndodhur njëherë me gjobën për flamur e më pas me shkarkimin tim pa procedura ligjore dhe nuk do të ndalët me kaq. Ky shkarkim i ka konvenuar edhe Kurtit se tash ka instaluar personat e vet në komunën e Preshevës në 5 muajt e ardhshëm dhe bënë çfarë donë. Kurtit dhe Vuçiqit i ka konvenuar shkarkimit tim se kam qenë zë kritik publik me vite me radhë dhe më kanë eliminuar në bashkëpunim me njërin tjetrin”, përfundoi Arifi për Front Online.

Para se të futej në politikë, Shqiprim Arifi angazhohej në shoqatën e quajtur “Qendra Solidaritetit dhe Avancimit”. Në vitin 2015, së bashku me një grup të rinjsh e themeluan partinë “Aleternativa Për Ndryshim”.

Komento: