Ish-mesfushori i Milanit merr pozitë të Fiorentina

10:16 | 25 Dhjetor 2019

Ish-mesfushori i Milanit në stafin teknik të Fiorentinës.

Fiorentina emëroi në krye të ekipit trajnerin Beppe Iachini. Ky i fundit po përgatit dhe stan e tij teknik dhe një nga emrat që ka rënë më shumë në sy është Alberto Aquiliani.

Ky i fundit ka pranuar ofertën e teknikut dhe do të punojë me ekipin violë.

Aquiliani ka luajtur për disa sezone me ekipin violë, pasi ka qenë pjesë e Fiorentinës nga sezoni 2012 deri në sezonin 2015.

Ai është një beniamin i tifozerisë dhe afrimi i tij në stan teknik është pranuar me dëshirë të madhe.

Aquiliani do të ketë si përgatitës atletik, Fabrizio Tafanin, ndërsa bashkëpunëtor Vincenzo Mirran.

Komento: