Ish-portieri i Milanit mbron Ibrahimovicin: Ai bëri mirë, do veproja njëjtë si ai

12:19 | 28 Janar 2021

Ish-portieri i Milanit: Ibra bëri mirë, do veproja njëjtë si ai.

Sebastiano Rossi, ish-portieri i Milanit i ka dalë në mbrojtje lojtarit suedez, Zlatan Ibrahimoviq.

Ibra pati një kacafytje të lehtë me sulmuesin belg, Romelu Lukaku. Madje gjatë atij tensioni u përdoren edhe fjalë të rënda, shkruan IndeksOnline.

Italiani, Rossi gjatë një interviste në “Gazzetta Dello Sport”, tha se do ta bënte të njëjtën gjë.

“Ibrahimoviqi bëri mirë në atë situatë. Ai i doli në mbrojtje kapitenit të tij. Do veproja njësoj edhe unë. Sigurisht se nuk po i mbroj fjalët që ata thanë, por Ibra është një lider”, ka thënë Rossi.

Kujtojmë se gjatë ndeshjes Interi-Milani, Ibrahimoviqi u ndëshkua me të kuq dhe kështu skuadra e tij u eliminua nga Coppa Italia.

Komento: