Ish-presidentja e Zvicrës: Do ta kisha shumë të vështirë ta qeverisja sot Kosovën

09:38 | 13 Dhjetor 2023
ish-presidentja-e-zvicres:-do-ta-kisha-shume-te-veshtire-ta-qeverisja-sot-kosoven

Mes viteve 2003 dhe 2011, ish-presidentja e Zvcirës, Micheline Calmy-Rey, udhëhoqi një politikë proaktive në punët e jashtme të Zvicrës.

Në një intervistë për SËI sëissinfo.ch, ajo kujton këtë periudhë në të cilën, me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, Kontinenti i Vjetër e pa lindjen e shtetit të saj më të ri.

Ajo ka thënë se po të ishte kryeministre e Kosovës sot do ta kishte të vështirë qeverisjen për shkak të tensioneve me Serbinë.

“Në Kosovë, sidomos në verë, kudo shihni targa zvicerane – dhe diaspora kosovare bën shumë për vendin. Por nuk mund të flas për qeverinë aktuale zvicerane. E di që jemi të pranishëm në Kosovë për të ofruar ndihmë, por nuk e di përmasat dhe zonat”.

“Megjithatë, besoj se Kosova është në rrugën e duhur. Pengesa kryesore e saj është tensioni me Serbinë. Po të isha kryeministër i Kosovës sot, do ta kisha shumë të vështirë ta qeverisja këtë vend”.

“Në veri të Kosovës, ku popullsia është kryesisht serbe, ekziston një sistem social paralel. Tekstet shkollore ofrohen nga Serbia. Disa komuna refuzojnë të pranojnë autoritetin e Prishtinës”.

“Është një vend i vështirë për t’u qeverisur. Bashkimi Evropian ndërmjetëson mes Serbisë dhe Kosovës, por udhëheqësit e tij – përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, dhe shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell, për shembull – vijnë nga vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Calmy-Rey.

Komento: