Ish-rektori i UP-së: Ende pa e marrë vendimin, e hapën konkursin

23:53 | 16 Nëntor 2022

Rektori i shkarkuar: Ende pa e marrë vendimin, e hapën konkursin.

Ish-rektori i UP-së i i cili u shkarkua para një muaji, Naser Sahiti ka hedhur dyshime ndaj mënyrës se si u shkarkua ai nga pozita e rektorit.

Sahiti u shpreh se ende pa u marrë vendimi nga ana e tij, është hapur konkursi për këtë pozitë.

Megjithatë, ai ka thënë se ka nisur procedurat e ankesës në Ministrinë e Arsimit.

“Mandati është i ndërprerë pa ndonjë bazë e ndonjë arsye. Ata që e kanë marrë këtë veprim e kanë parë të shkojnë në këtë formë”.

“Madje, në këtë proces nuk i kanë përfillur as procedurat elementare, me një nguti që është vështirë të arsyetohet, e kanë marrë këtë vendim. Kanë shku me hapje të konkursit, ende pa e marrë unë vendimin”, deklaroi ai në Kanal 10.

Komento: