Ish-sulmuesi i Liverpoolit zbulon klubet ku mund të përfundojë Klopp

20:09 | 26 Mars 2020

Jurgen Klopp po vazhdon të jetë një prej trajnerëve më të suksesshëm të momentit.

Ish sulmuesi i Liverpool, Emile Heskey ka folur për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Heskey ka thënë që gjithmonë egziston një mundësi që një trajner si Klopp t’i bashkohet klubeve si Real Madrid dhe Barcelonës, transmeton IndeksOnline.

“Gjithmonë ekziston një mundësi që Klopp të largohej për t’u bashkuar me një klub si Real Madrid ose Barcelona” tha ish futbollisti i Liverpool.

Mirëpo sipas tij Klopp nuk ka përfunduar projektin të cilin e ka nisur me skuadrën angleze andaj do të qëndrojë në këtë skuadër.

Komento: