Ish trajneri i Milanit pritet të merr drejtimin e Juventusit

16:42 | 17 Maj 2021

As Zidane dhe as Allegri: Juventus ka gjetur trajnerin e ri.

Andrea Agnelli ka gjetur trajnerin e ri të Juventusit.

Juventus rrezikon të mos kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm.

Biankonerët renditen në pozitën e pestë në Serie A me 75 pikë të grumbulluara, një pikë më pak se Milan dhe Napoli.

Kualifikimi do të vendoset në xhiron e fundit të kampionatit, mirëpo Agnelli ka vendosur që ta shkarkojë Pirlon pas përfundimit të sezonit.

Është spekuluar se drejtimin e Juventusit do ta merr njëri nga dyshja Zidane dhe Allegri, mirëpo mediat italiane kanë lëshuar sot një lajm bombastik.

Calcio Mercato, raporton se Agnelli ka vendosur që për trajner të Juventusit ta emërojë Gattuson.

Gattuso po bën një punë të shkëlqyeshme te Napoli dhe Agnelli beson se Rino mund ta rimëkëmb skuadrën.

Komento: