Ish-trajneri i Real Madridit infektohet me koronavirus

16:31 | 05 Korrik 2020

Ish-trajneri i Real Madridit pozitiv me koronavirus.

Ish-trajneri i Real Madridit, Vanderlei Luxemburgo, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Braziliani, i cili është trajner i Palmeiras momentalisht, ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk ka simptoma dhe se është futur në karantinë..

“Kam dalë pozitiv dhe tani jam në karantinë në shtëpi”, shkroi ai në Tëitter.

“Jam i qetë dhe nuk kam dhimbje. Për mua po kujdesen doktorët e Palmeiras”, tha ish-trajneri i Real Madridit, Brazilit dhe shumë skuadrave të tjera.

Komento: