Ish ylli i Barcelonës flet rreth kalimit të Lautaros në Camp Nou – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ish ylli i Barcelonës flet rreth kalimit të Lautaros në Camp Nou

19:42 | 22 Maj 2020

Stoichkov, ish futbollisti i katalunasve, beson se ylli i Interit, Lautaro Martinez do të përfitojë nga lëvizja te Barcelona.

Barcelona e ka shndërruar Lautaro Martinezin në objektivin kryesor për merkaton e verës.

Ai shiet si zëvendësuesi ideal për veteranin, Luis Suarez, që po shkon drejt fundit të karrierës.

Të gjithë besojnë se Martinez ka kualitete për të luajtur në Camp Nou, derisa legjenda, Hristo Stoichkov, thotë se edhe 22 vjeçari do të përfitojë nga ky transferim, jo vetëm Barca.

Stoichkov ka luajtur për Barcelonën në dy etapa, ka fituar pesë trofe të La Ligës dhe Kupën e Europës, ai tha për TyC Sports: “Martinez ka cilësi”.

“Ai do të mësojë shumë te Barcelona. Ka mësues të mirë si Luis Suarez. Dhe do të ketë bashkëpunim të mirë me [Lionel] Messi, [Antoine] Griezmann dhe [Ousmane] Dembele”.

Stoichkov duket se e merr si punë të kryer këtë goditje të madhe të Barcelonës, ama Interi jo, italianët nuk heqin dorë nga argjentinasi.

Komento: