Ish-ylli i Manchester United infektohet me koronavris

09:03 | 22 Mars 2020

Po vazhdon të rritet numri i lojtarëve të cilët po infektohen me koronaviris.

Ish anëtari i Manchester United, Marouane Fellaini, ka rezultuar pozitiv në Covid19.

Fellaini, i cili aktualisht është në provincën kineze, Jinan, raportohet të ketë rezultuar pozitiv në koronavirus, transmeton lajmi.

Këtë lajm, sipas medieve britanike, e ka konfirmuar departamenti shëndetësor lokal i Jinan.

Ylli i Superligës së Kinës luan me Shandong Luneng. Ai kishte udhëtuar me tren në Jinan, më 20 mars, kur edhe kishte kryer testin.

Kina është vendi nga ku ka filluar përhapja e këtij virusi. Fellaini është vetëm i prekuri i radhës, dhe shpresojmë që lojtarit të mos i vështirësohet situata.

Komento: