Ish ylli i Milanit i thotë “po” gjigantit italian

17:00 | 06 Janar 2020

Patrick Cutrone, thuhet se e ka vënë veten në dispozicion të Fiorentina, duke kërkuar të largohet nga Wolverhampton pas vetëm gjashtë muajsh.

Viola është lidhur me ish sulmuesin e Milanit dhe Alfredo Pedulla raporton se 22-vjeçari e ka dhënë fjalën e tij për klubin nga Firence,përcjell ORAinfo.

Cutrone ka filluar vetëm tre ndeshje të Premier League dhe ka shënuar dy herë në 12 paraqitje në ligën angleze.

Raporti pretendon se Wolverhampton po kërkon 22 milion € për sulmuesin italian dhe se Fiorentina aktualisht po përpiqen ta negociojnë atë për një marrëveshje fillestare të huasë dhe janë vetëm të gatshëm të paguajnë 20 milion € për një transferim të përhershëm./ORAinfo/

Komento: