Ish-zëvendësguvernatori Gashi për dinarin: Nuk është punë e Qeverisë me u përzi në këtë çështje

17:39 | 01 Shkurt 2024
ish-zevendesguvernatori-gashi-per-dinarin:-nuk-eshte-pune-e-qeverise-me-u-perzi-ne-kete-ceshtje


Ish- zëvendësguvernatori dhe ish-zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi në një prononcim për Front Online ka thënë se rregullorja e Bankës Qendrore në Kosovë e cila ka qenë në fuqi, tani po përdoret për qëllime politike.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të ngatërrohet në punët e BQK-së.

“Nuk ka pasë të drejtë kurrë, as pas këtij vendimi, as para këtij vendimi krejt e njëjtë, është një rregullore e BQK-së të cilët e kanë nxjerr, kjo ka qenë në fuqi nuk është dashur me marr kaq shqetësuese, unë nuk e di pse u bë kaq e madhe. Nuk është dashur as Qeveria me u përzi sepse nuk është punë e Qeverisë por e Bankës Qendrore, pra krejt muhabeti është qaty”, tha ai për Front Online.

Komento: