Ish-zv.ministri i Brendshëm: Në veri mund të ketë incidente, por jo sulm në shkallë të gjerë

18:43 | 16 Janar 2024


Që mund të ketë incidente të vogla në veri të vendit , e thotë për Front Online edhe Valdet Hoxha, ish-zv.ministër i Punëve të Brendshme.

Por, jo një sulm në shkallë të gjerë.

Ani, pse deklaron se përpjekjet për destabilizim nga Serbia janë më evidente se kurrë.

“Incidentet e natyrës që mund të quhen të vogla janë kërcënim permanent ndaj vendit tonë, sidomos në pjesën veriore të vendit, por që një sulm në shkallë të gjerë apo siç ishin planifikimet e Serbisë me sulmin e Bansjkës për aneksimin e veriut të vendit, tash pas ofenzivës qoftë diplomatike por edhe demonstrimit  të fuqisë ushtarake, por besoj që NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendos vijat e kuqe Serbisë që çdo gabim eventual, demonstrim i forcës apo retorikë nxitëse ndaj Ballkanit është e dënueshme dhe nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë”, është shprehur Hoxha për Front Online.

Sipas tij, gjasat që Serbia të përdor ushtrinë janë minimale.

Dhe, krejt kjo siç thotë Hoxha shkak i vendosmërisë së NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Duke parë mekanizimin e kërcënimit dhe përgatitjeve ushtarake karshi Kosovës dhe që janë serioze këto përgatitje u dëshmua me sulmin në Banjskë, por sa janë gjasat reale dhe a ka guxim Serbia me përdor ushtrinë unë po besoj që gjasat janë minimale dhe kjo përveç natyrshëm përgatitjeve mbrojtëse të vendit tonë, besoj se kruciale është vendosmëria e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mos me leju ndikimin rus në Ballkan e brenda Ballkanit e kam fjalën për veriun e Kosovës dhe Republikën Serbska në Bosnje”, ka shtuar ai.

Komento: