Ishte gazetar i njohur, ky ishte babai i këngëtareve Nora e Era Istrefit

20:41 | 10 Shkurt 2022

Ky njeri i madh ishte babai i këngëtareve Nora e Era Istrefit.

Neziri Istrefi ishte gazetar i njohur dhe autor i rreth 200 emisioneve dokumentare.

Ndër dokumentaret më të veçanta të tij ishin ato të realizuara për Esad Mekulin, Din Mehmetin, dokumentaret rreth pajtimit të gjaqeve, etj.

Ajo, që e bënte krejt të veçantë dhe të pakrahasueshëm ishte edhe timbri i zërit të tij, që tingëllonte aq bindshëm dhe fuqishëm, shkruan Kosovarja.

ëndrra e tij ishte që të rikthehej në “RTK”, ndërkohë që punën e vazhdoj në “Radio Rilindja” dhe më pas në “RTV 21”.

Nezir Istrefi iku herët nga kjo botë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e gazetarisë.

Komento: