Ishte i infektuar me koronavirus, vdes kirurgu shqiptar

13:04 | 13 Shtator 2020

Ka vdekur kirurgu shqiptar Agron Mezelxhiu.

Mezelxhiu ishte i prekur me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kolegu dhe kushëriri i tij mjeku Petrit Vargu.

“Agron Menzelxhiu djali tezes sime!Si na le!Doktori i palodhur qe sja kurseve ndihmën askujt!Si mund të ikësh kështu nga covidi vetëm sepse u shtrove në spital për një pathollogji banale!Mjeku njeriu mirë që luftove gjithmonë për jetën e njerëzve!Lamtumire babaxhan i mire qe te miren ja doje te gjitheve!Askush nuk mund te tjetersoj,ti do te mbetesh gjithmone ai,ai qe te njef i gjithë populli!Te qoftë dheu i lehtë,o banor i ri i xhenetit!”.

Ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, mjeku i Qendrës Spitalore dhe Ushtarake në Tiranë Arjan Pushi, mjeku në spitalin e Pukës Hysni Shkjau, dhe mjeku Anibal Byberi, pneumolog në Tropojë.

Komento: