Ismaili pritet në Departamentin e Thesarit të ShBA-së, shpreh falënderim për mbështetjen amerikane

10:03 | 18 Prill 2024
ismaili-pritet-ne-departamentin-e-thesarit-te-shba-se,-shpreh-falenderim-per-mbeshtetjen-amerikane

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është pritur në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë me bashkëpunëtorë.

Ata kanë zhvilluar takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e këtij departamenti, Luyen Tran dhe ekipin e tij të Zyrës se Asistencës Teknike në Uashington.

“Diskutimet kishin për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në ngritjen e kapaciteteve të BQK-së”, thuhet në njoftim.

Ismaili ka shprehur falënderim për ndihmën amerikane për zhvillimin e Sistemit Qendror Depozitar të Letrave me Vlerë, krijimin e linjave të likuiditetit si dhe bashkëpunimin e suksesshëm në shumë projekte të tjera për mbikëqyrjen bankare dhe sigurimeve, si dhe në kornizën e luftimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Në këtë takim janë diskutuar mundësitë e reja të asistencave teknike dhe bashkëpunimit, me qëllim të forcimit të partneritetit me Departamentin e Thesarit të SHBA-së.

Komento: