Iu shiten duhan personave nën 18-vjeç, gjobiten pronarët e kiosqeve afër shkollave në Gjilan

15:39 | 11 Tetor 2023
iu-shiten-duhan-personave-nen-18-vjec,-gjobiten-pronaret-e-kiosqeve-afer-shkollave-ne-gjilan

Komuna e Gjilanit ka njoftuar të mërkurën se Drejtoria e Inspekcionit ka gjobitur pronarët e disa kiosqeve që gjenden afër shkollave, për shkak të shkeljes së ligjit kundër shitjes së duhanit për personat nën moshën 18-vjeçare.

Drejtoresha e Inspekcionit, Entela Hyseni, ka thënë se kohëve të fundit ka një shqetësim të madh lidhur me konsumimin e duhanit nga personat e mitur pranë hapësirave të shkollave.

Sipas komunës, një gjë e tillë është vërtetuar pas inspektimeve.

“Inspektimet do të jenë në vazhdimësi dhe do të merren masa ndëshkuese ndaj të gjithë atyre të cilët shkelin ligjin”, ka thënë Hyseni./Front Online

Komento: