Izmaku: Përgjimet e Kusarit janë kafshatë që populli s’do e përbijë shumë lehtë

08:06 | 05 Qershor 2024
izmaku:-pergjimet-e-kusarit-jane-kafshate-qe-populli-s’do-e-perbije-shume-lehte

Xhevahire Izmaku, nga Nisma Socialdemokrate, thotë se përgjimet e publikuara të bisedës së shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusarit, me ish-nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radojiçiq, po i duket një “kafshatë që populli nuk do ta përbijë shumë lehtë”

“Po duket që po vlon Kosova me një skandal të ri, po besoj që çështja e përgjimeve të zonjës Kusari është një kafshatë e cila nuk e besoj që këtë herë popullata e Kosovës ka me përbi shumë lehtë”, tha ajo në Klan Kosova.

“Si një aspekt i cili duket që ka një amoralitet politik edhe ndoshta edhe diçka që do të prek edhe aspektin ligjor”, shtoi Izamku.

Komento: