Ja çfarë lutje bëhet pas namazit të Xhumasë në Turqi

19:36 | 12 Dhjetor 2020

Pas namazit të xhumasë në të gjitha xhamitë e Turqisë bëhet lutje për shi.

Për shkak të thatësirës që ka qenë e pranishme në të gjithë vendin kohët e fundit, sot në Turqi është bërë lutje për shi pas namazit të xhumasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Hutbeja e titulluar “Uji: Burimi i jetës dhe shërimit tonë”, e cila bën thirrje për ndërgjegjësimin e përdorimit të ujit, u lexua sot në të gjitha xhamitë e vendit.

Pas namazit të xhumasë, qytetarët morën pjesë në lutjen për shi, duke respektuar rregullat e distancës shoqërore dhe me maska në fytyrë. Lutje u bë në xhamitë në të gjithë Turqinë.

Komento: