Ja çfarë shkruhet në raportin e Policisë për aksidentin ku vdiq gjinekologu i njohur nga Drenasi

12:12 | 15 Maj 2024

Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti trafiku të ndodhur dje në Rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë. Personi që vdiq është gjinekologu i njohur Jakup Dobranja.

Sipas policisë vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Nacionale Pejë-Prishtinë / 14.05.2024-11:20. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin dyshohet se ka shkaktuar vetë-aksident. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim

Komento: