Ja cilët janë dy lojtarët më të izoluar nga Zinedine Zidane në kohën e fundit

21:43 | 11 Janar 2021

Dy lojtarët më të izoluar nga Zidane në kohën e fundit.

Real Madridi në kohën e fundit ka rezultate vetëm pozitive duke qenë e pamposhtur në nëntë ndeshje, pavarësisht barazimeve zhgënjyese ndaj Elches dhe Osasunas.

Sidoqoftë, dy lojtarët që janë izoluar dukshëm nga trajneri Zinedine Zidane, janë dy mesfushorët Martin Odegaard dhe Fede Valverde.

Sipas Diario AS, norvegjezi nuk ka luajtur asnjë minutë që nga humbja ndaj Shakhtar Donestk në Ligën e Kampionëve.

Odegaard nisi titullarë në dy ndeshjet e para të La Liga-s kundër Real Sociedadit dhe Real Betisit, por lëndimet e shpeshta shkaktuan të humb formën.

Kurse, Valverde që edicionin e kaluar bëri plotë 30 paraqitje, këtë edicion ka nisur në formacionin bazë vetëm 11 herë dhe nuk ka luajtur fare që nga krishtlindjet.

Edhe pse dy lojtarët pritet të rikthehen në formacionin bazë në javët e ardhshme, mungesa e tyre ka qenë pikëpyetje e madhe për të gjithë.

Komento: