Ja çka do të ndodh sot në Kosovë! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ja çka do të ndodh sot në Kosovë!

08:32 | 08 Nëntor 2019

Këto janë ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme.

Mbahet punëtoria “Rëndësia e agjendës 2030 dhe përpilimi I politikave publike në përthurje me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:30)

Përfundon kampanja “Ushqehu, shijo dhe ndihmo me Buka dhe Schärf” ku 10% e blerjeve të këtyre produkteve në 6 pika të Meridian Express u dedikua për fondacionin humanitar “Action for Mothers and Children”. (Meridian Express në Arbëri, ora 09:30)

Mbahet konferencën për nder të jetës dhe veprës së Prof. dr. Abdullah Zymberit. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti”, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratave për 85% të përfituesve të rinj të granteve start-up. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

Zyra Kombëtare e Auditimit mban konferencën “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”.(Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 13:00)

Fillon Festivali i Prozës Artistike “Fiction Fest”. (Shtëpia e Evropës, ora 19:00).

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!