Ja kush është ish-diplomatja që ia zuri rrugën Kurtit në Krushë të Madhe ku i kërkoi llogari për largim nga puna

23:29 | 26 Mars 2022

Sot është përkujtuar masakra e Krushës së Madhe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përvjetorit të 23-të të masakrës në Krushë të Madhe, kishte një moment aspak të këndshëm.
Ai derisa vizitonte varrezat e martirëve të lirës në Krushë të Madhe, është përballuar me motrën e dëshmorit, kushërirën e Ukshin Hotit.

Përderisa bënte homazhe për 23 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, kryeministri Albin Kurti sot është ndalur nga ish-diplomatja Bahrije Hoti, e cila ishte pjesë e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Bern.

Ajo ka kërkuar nga kryeministri sqarime se përse është shkarkuar nga pozita që mbante, mirëpo ky i fundit nuk ka mundur të jap një sqarim, por i ka premtuar që do të interesohet për këtë gjë.

“Më vjen mirë që keni ardhur sot. Por, si është e mundur që unë para një jave jam pushuar nga puna si diplomate e Kosovës, duke dalë nga ky gjak, sakrifica e këtyre dëshmorëve më ka dërguar të shkollohem në Austri dhe unë sot me padrejtësinë më të madhe, para një jave shkarkohem nga puna si diplomate”, dëgjohet duke i thënë ajo, Kurtit.

Bahrije Hoti, është njëra prej diplomateve që u shkarkua bashkë me 10 zyrtarë të tjerë nga Shërbimi i Jashtëm. Ministria e Jashtme, Donika Gërvalla vendimin e kishte arsyetuar, duke thënë se këtë gjë e bëri që “t’i anulojë vendimet e jashtëligjshme të marra në të kaluarën”.

Bahrije Hoti, sot u prezantua si motër dëshmori para kryeministrit Kurti sot në Krushë të Madhe. Në llogarinë e saj personale në Facebook, ajo ka shkruar se si pasojë e masakrës në Krushë të Madhe 23 vite më parë, ajo ka humbur babanë, vëllanë dhe nipin.

“Lavdi Baba, Vёlla, Nip dhe ju tё gjithё bashkfshatarё tё Krushёs qё ratё nё altarin e Lirise pёr mos tё vdekur kurrë!”, ka shkruar Hoti.
Lidhur me shkarkimet e MPJD-së, ka pasur disa reagime.

Ministria dhe ministrja Gërvalla janë akuzuar se në mënyrë të parregullt kanë lëshuar vendimet për shkarkimin e diplomatëve në misionet e jashtme nëpër botë.

Komento: