Ja ku mund Liverpooli të detyrohet ta festojë titullin e Premierligës

13:12 | 29 Maj 2020

Liverpooli mund të detyrohet ta festojë titullin e Premierligës në Mançester.

Trajneri Jurgen Klopp dhe skuadra e tij e Liverpoolit mund të detyrohet ta festojë titullin e Premierligës në Mançester, pasi që klubit mund t’i ndalohet zhvillimi i ndeshjeve në Liverpool para se ta sigurojë titullin.

Liverpoolit i duhen vetëm edhe dy fitore për t’u shpallur kampion i Anglisë për herë të parë në 30 vjet. Pasi që Manchester City do të përballet me Arsenalin në ndeshjen e parë të ligës, kur të rinisë më 17 qershor, skuadra e Kloppit mund të shpallet kampione qysh pas ndeshjes së parë, transmeton Gazeta Express.

Nëse Manchester City e humb ndeshjen kundër Topçinjve dhe Liverpooli e mposht Evertonin në derbin e qytetit, që pritet të zhvillohet më 20 qershor, atëherë Liverpoolit do ta siguronte titullin e kampionit edhe matematikisht.

Megjithatë, gazeta britanike The Mirror raporton se ajo ndeshje mund të zhvillohet në stadiumin Etihad, pasi që policët frikësohen se tifozët e Liverpoolit do të dilnin në rrugët përreth stadiumit për ta festuar titullin.

Po i njëjti medium shkruan se për këtë arsye jo vetëm Liverpoolit që mund t’i kërkohet të zhvillojë ndeshje në stadiume neutrale, por edhe skuadrave që luajnë në derbi të mëdha angleze.

Komento: