Ja kur do të debutojë Ibrahimovic në fanellën e Milanit

21:01 | 28 Dhjetor 2019

Zlatan Ibrahimovic, është rikthyer në Milano pas 7 vjetësh dhe Suedezi është i gatshëm të përqafojë sfidën e tij të re dhe të ndihmojë kuqezinjtë..

Ish-sulmuesi i Manchester United, Barcelonës dhe Juventus ka pesëmbëdhjetë ditë për t’u rikthyer në krye. Ai vazhdon të stërvitet vetëm në Suedi, me Milan duke monitoruar formën e tij nga një distancë, përcjell ORAinfo.

Në disa javë, pra, Zlatan mund të jetë gati për rikthimin e shkëlqyer në Serie A. Siç është raportuar nga Gazzetta dello Sport kundër Sampdoria, më 6 janar, ai ka shumë të ngjarë të jetë në stol.

Sidoqoftë, më 15 janar, SPAL pritet në San Siro për raundin e 16 të Coppa Italia, që mund të jetë shansi i parë i madh që sulmuesi 38-vjeçar të mbledhë ca ritëm dhe vrull përpara se të bëjë debutimin në fanellën e Milanit./ORAinfo/

Komento: