Ja kur do të hapet Pishina e Gërmisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja kur do të hapet Pishina e Gërmisë

18:30 | 24 Qershor 2022

Sezoni i verës veç se ka filluar.

Pishina e vetme në Prishtinë nga nesër, 25 qershor, do të hapë sezonin veror nga ora 10:00.
Menaxhmenti i pishinës së Gërmisë thotë se ka kryer përgatitjet e nevojshme për fillimin e sezonit të ri veror.

Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.

Edhe këtë sezon hyrja për të rritur do të mbetet e njëjta dy euro, ndërsa për fëmijë një euro.

Komento: