Ja kur do ti shpall KQZ rezultatet përfundimtare në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut

14:56 | 30 Nëntor 2020

KQZ tregon se kur shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së veriut do të shpallen gjatë kësaj jave.

Kështu ka deklaruar Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Ai ka sqaruar se kur të përfundojë numërimi i të gjitha votave edhe do të bëhet publikimi i rezultateve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shpallë rezultat përfundimtare të një procesi zgjedhor pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat e parapara me ligj këtu në QNR siç është pra numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta, të votuesve të kësaj kategorie pra që kanë qenë të prekur me COVID-19 si dhe të votave me postë”, ka thënë Elezi për EO.

“Pasi të përfundojnë të gjitha këto procedura si dhe duhet pritur poashtu nëse në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe të Parashtresave do të ketë ndonjë ankesë lidhur me ngjarjet në vendvotim gjatë ditës së diele pasi që të përfundoj e të kompletohet i gjithë ky proces, KQZ-ja do të dal me rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe po besojmë që gjatë ditëve ne vijim do të arrihet kjo”, ka shtuar ai.

Komento: