Ja kur Ibrahimovic zbarkon në “Casa Milan”

14:02 | 31 Dhjetor 2019

Zlatan Ibrahimovic, do të paraqitet në shtyp në 3 janar 2020 në orën 10:00 zbulon Milannews.

Prezantimi do të zhvillohet në Casa Milan pasi Ibra është vendosur të fillojë një aventurë të re,përcjell ORAinfo.

Sulmuesi 38-vjeçar suedez është rikthyer në klub pas 7 vjetësh (duke luajtur në PSG, Manchester United dhe Los Angeles Galaxy gjatë kësaj periudhe kohore).

Që nga ardhja e Ibrahimoviçit në Serinë A, vetëm Lionel Messi (78) dhe Cristiano Ronaldo (60) kanë shënuar më shumë gola nga jashtë zonës sesa ai në pesë ligat kryesore evropiane./ORAinfo/

Komento: