Ja kur Joao Cancelo mund t’i bashkohet Barcelonës

22:48 | 21 Gusht 2023

Zbulohet se kur Joao Cancelo mund t’i bashkohet Barcelonës.

Lëvizja e Joao Cancelo në Barcelonë pritet të finalizohet tashmë këtë javë, sipas raportimeve të shumta në Spanjë.

Katalanasit janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të plotë me Manchester Cityn.

Barça do të nënshkruante me portugezin në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Duhet të ketë gjithashtu një opsion blerjeje prej 30 milionë euro në marrëveshje.

Mbrojtësi i djathtë mund të bëjë debutimin e tij për Blaugranasit më 3 shtator kur ata do të përballen me Osasunën si mysafir.

29-vjeçari është jashtë planeve të Manchester City. Sezonin e kaluar ai ishte i huazuar te Bayern Munich.

Komento: