Ja kush e solli i pari Covid-19 në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja kush e solli i pari Covid-19 në Kosovë

09:39 | 31 Mars 2020

Kush e solli i pari Covid-19 në Kosovë, çka dihet deri më sot për të

Ka arritur në 106 persona numri i të infektuarve nga virusi i ri Covid-19 në Kosovë. 12 raste të reja u konfirmuan të hënën e 30 marsit. Ndërkohë nga këto shifra një 82-vjeçar nga Podujeva ka vdekur. Lajmi i mirë është se një person tjetër i ka qenë nipi i 82-vjeçarit të ndjerë është shëruar nga koronavirusi, duke shënuar kështu rastin e parë të personit i cili u shërua nga ky virus. Por si erdhi Covid-19 në Kosovë dhe kush ishin personat e parë që u prekën nga ai?

Kosova më 13 mars edhe zyrtarisht ka hyrë në mesin e shteteve të prekura nga virusi i rrezikshëm, COVID-19, apo i njohur si koronavirus. Që nga 13 marsi e deri më sot, në Kosovë janë 106 raste të personave të prekur me koronavirus.

Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus është ai i 77-vjeçarit nga Stublla e Vitisë. Ai kishte hyrë më 5 mars në Kosovë nga shteti i Italisë, atje ku edhe tani situata me këtë pandemi ka dalë nga kontrolli.

I njëjti person dyshohet se gjatë qëndrimit në Kosovë ka marrë pjesë edhe në meshë, andaj shtohen dyshimet se virusin mund t’ia ketë bartur edhe personave tjerë.

Si rrjedhojë e këtij rasti, qyteti i Vitisë është futur në karantinë dhe nuk do të lejohet dalja ose hyrja e qytetarëve nga kjo komunë.

Por cila është harta dhe në cilat qytete janë paraqitur më shumë raste?

Në baze të të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, qyteti i Malishevës prinë me numrin e të prekurve me Covic-19. Aty 38 persona tashmë zyrtarisht janë të infektuar.

Pas Malishevës vjen Prishtina me 16 raste të personave të prekur. Gjilani ndërkohë ka 15 raste të konfirmuara me koronavirus. Vitia 7 raste. Gjakova e Vushtrria që të dyja me nga gjashtë raste të paraqitura si të infektuar me Covid-19.

Në Podujevë janë paraqitur 4 raste me Covid-19. Prej tyre një person ka vdekur si dhe një tjetër është shëruar.

Ndërkohë në Fushë Kosovë janë tri raste të paraqitura.

E Obliqi, Klina, Prizreni, Theranda, Ferizaji, Lijani Shtimja, Peja e Kamenica janë qytetet e tjera të Kosovës të cilat tashmë zyrtarisht e kanë nga një rast të konfirmuar me koronavirus.

Thirrje të moshuarve në Kosovë: Mos dilni nga shtëpitë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) sërish u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës t’i përmbahen rekomandimeve, dhe të mos dalin nga shtëpitë, pa ndonjë nevojë urgjente.

Me theks të veçantë, aty iu bëhet thirrje të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi.

“Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Por cilat janë ndihmat nga BE-ja dhe SHBA’t që kanë ardhur për Kosovën?

Bashkimi Evropian ka nënshkruan sot kontratën e ndihmës prej 5 milionë eurosh për Kosovën për luftimin e COVID-19, që njihet si koronavirusi i ri.

Përmes një video-konference, kontratën e kanë nënshkruar Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Brendan Keirnan, ndërkaq që i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti.

“Jemi bashkë në këtë, dhe të bashkuar do të fitojmë”, ka thënë Apostolova.

Mjetet financiarae jane të dedikuara për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë së koronavirusit.

SHBA-ja ndan 1,1 milion dollarë për të përkrahur Kosovën në luftimin e pandemisë

Qeveria e Kosovës ka pranuar 1,1 milion dollarë dollarë nga Shtetet e Bashkuara të cilat do të shërbejnë për të siguruar mbështetje operacionale dhe për të rritur aftësinë e reagimit të Kosovës ndaj përhapjes së koronavirusit dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett përmes një video mesazhi të publikuar në rrjetin social Twitter.

1. Si transmetohet koronavirusi i ri nga një person në tjetrin?

Koronavirusi i ri është një virus i frymëmarrjes i cili përhapet kryesisht përmes kontaktit me një person të infektuar.

Mënyrat kryesore janë përmes:

pështymës, kollitjes dhe teshtitjes nga personi i infektuar

kontakti direkt me personin e infektuar

prekja e gojës, hundës dhe syve me duar (të palara) pas kontaktit me personin e infektuar ose kontakti me sipërfaqen e cila është kontaminuar nga personi i infektuar.

Në raste të rralla, infeksioni mund të shfaqet përmes kontaminimit fekal

Pse larja e duarve mund të shpëtojë jetë?

Një nga gjërat më të mira dhe më të thjeshta për t’u mbrojtur nga koronavirusi është larja e duarve. Mjekët këshillojnë që ato të lahen me sapun dhe ujë të ngrohtë, në mënyrë që të largohet infeksioni.

Komento: