Ja kush është futbollisti nga Kosova që u infektua me koronavirus

14:10 | 17 Mars 2020

Edhe një futbollist nga Kosova është prekur nga koronavirusi.

Valdrin Mustafa u bë futbollisti i parë që përfaqëson Kombëtaren e Kosovës, atë U-21, në arenën ndërkombëtare që u infektua me koronavirus. Federata raporton se ai është në gjendje të mirë, por është në karantinë me gjithë familjen e tij në Sarbruken të Gjermanisë.

Futbollisti 22-vjeçar, i cili e ka përfaqësuar edhe ekipin e grumpshave të reja të Shqipërisë e edhe të Kosovës, luan për ekipin e dytë të Hannover 96, në ligën e nivelit të katërt në Gjermani, raporton Gazeta Express.

Pikërisht në skuadrën e Hannover 96, ku në ekip të parë luan edhe Florent Muslija i cili ka dalë negativ në testin për koronavirus, është identifikuar edhe dy raste tjetër me koronavirus, Timo Hubbers dhe Jannes Horn.

Në Gjermani deri më tani janë regjistruar gjithsej 7,974 raste me koronavirus, prej të cilave 702 raste janë të identifikuar gjatë 24 orëve të fundit. Në mesin e këtyre 702 raste është edhe vetë kosovari Mustafa.

Mustafa luan në disa pozita në fazën e sulmit, si qendërsulmues, sulmues anësor dhe sulmues i dytë, ndërsa në treg vlen 100 mijë euro.

Në janar të vitit të kaluar, ai iu bashkua ekipit të dytë të Hannover 96, pas transferimit në vlerë 100 mijë eurosh nga ekipi i dytë i Klautern. Të gjithë karrierën e tij me klube e ka kaluar në Gjermani me dy klubet e lartpërmendura, ndërsa si i ri kishte luajtur edhe për Saarbrucken.

Mustafa i kishte zhvilluar gjithsej shtatë ndeshje për ekipin kombëtar U-19 dhe atë U-21 të Shqipërisë, përderisa i ka zhvilluar edhe tri ndeshje për ekipin U-21 të Kosovës.

Ai luajti me Kosovës gjatë ndeshjeve të shtatorit, tetorit dhe nëntor të vitit të kaluar, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-21, duke u paraqitur në ndeshjet kundër Anglisë, Austrisë dhe Shqipërisë.

Komento: