Ja kush ishte personi që vdiq në objektin e Komunës së Prishtinës

13:52 | 29 Shtator 2020

Kush ishte personi që vdiq në objektin e Komunës së Prishtinës?

Një person ka vdekur sot në sportelet e Komunës së vjetër të Prishtinës. Zyrtarë të komunës për Gazetën Express kanë thënë se ai ishte një qytetar, i cili ishte duke marrë shërbime në njërën nga sportelet e komunës.

Viktima ishte rreth moshës 70-vjeçare, kështu u bë e ditur nga Policia e Kosovës për Gazetën Express.
Siç njofton policia ata kanë marrë informatën se në orën 8:30 minuta një person është alivanosur dhe pastaj është konstatuar vdekja e tij.

Ndërsa, në media është publikuar edhe një fotografi, ku shihet duke u larguar trupi i pajetë i viktimës nga objekti i Komunës së Prishtinës.

Komento: