Ja në cilin derbi do të debutoi Piatek me Milanin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja në cilin derbi do të debutoi Piatek me Milanin

13:08 | 23 Janar 2019

Milan është vendosur të përfundojë transferimin e Kryzstof Piatek sot në një marrëveshje të përhershme nga Genoa pasi dje u arrit një marrëveshje e plotë midis klubeve.

Rossonerët do të paguajnë 35 milionë euro për shërbimet e sulmuesit dhe ai do të zëvendësojë Gonzalo Higuain në San Siro, i cili do të shkojë në Chelsea, përcjell ORAinfo.

Nëse gjithçka shkon mirë, trajneri Gennaro Gattuso mund të llogarisë lojtarin tashmë për ndeshjen e madhe të kësaj fundjavë kundër Napolit në Serie A, në të cilën skuadra vendase do të kërkojë të konfirmojë pozitën e tyre në vendin e katërt, vend ky që u siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. /ORAinfo/

Komento: