Ja në cilin vit myslimanët do t’i agjërojnë dy Ramazane për një vit

08:54 | 14 Maj 2020

Në vitin 2030, myslimanët do t’i agjërojnë dy Ramazane për një vit.

Pas 10 viteve, përkatësisht më 2030, myslimanët do të agjërojnë dy herë brenda një viti. Një agjërim i Ramazanit do të fillojë më 6 janar, dhe tjetri në 26 dhjetor të po këtij viti, transmeton Reporteri.

Kalendari hënor është i ndryshëm nga ai diellor, kjo është arsyeja pse kjo nuk duhet të jetë surprizë, besojnë ekspertët.

Kalendari për vitin 2030 në faqen e internetit timeanddate.com deklaron se Ramazani do të fillojë më 6 janar, pas së cilit myslimanët në mbarë botën do të festojnë Fitër Bajramin, më 5 shkurt. Deri në fund të këtij viti, Ramzani do të fillojë përsëri më 26 Dhjetor.

Hasan Ahmed Al Hariri, Drejtori i Përgjithshëm i Astronomy Group Dubai, tha për Gulf News se agjërimi i dy Ramazanëve në një vit nuk duhet të konsiderohet si një fenomen i pazakonshëm, pasi muaji hënor fillon 10 ditë më parë çdo vit.

Kujtojmë se këtë vit, muaji i shenjtë i Ramazanit ka filluar më 24 prill.

Komento: