Ja për sa vota Kamberi nuk arriti të rizgjidhet deputet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja për sa vota Kamberi nuk arriti të rizgjidhet deputet

23:15 | 27 Maj 2022

Për pak vota ai nuk do të jetë më pjesë e parlamentit të Serbisë.

Në një prononcim për Gazetën Express, ish-deputeti Kamberi ka thënë se koalicioni i Shqiptarëve të Luginës nga zgjedhjet e sonte në Tërrnoc, ka marrë vetëm 598 vota, të pamjaftueshme për rizgjedhjen e tij.

Ai ka thënë se 6 nga këto vota i ka marrë Partia Socialiste e Serbisë, ndërkohë që 10 të tjera janë shpallur të pavlefshme.

“598 vota i kemi marrë, për 13 vota nuk e arrijmë mandatin sepse 6 vota ka marrë SPS dhe 10 të tjera janë të pavlefshme”, ka thënë për Gazetën Express Kamberi.

Sipas raportimeve, në vendvotimin në shkollën fillore “Muharrem Kadri” kanë votuar 618 nga 1050 votues të regjistruar, përfundon raportimi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e përsëritura për herë të dytë në Tërnoc të Bujanocit, Kamberi ka marrë 679 vota të cilat ishin të mjaftueshme që ai të bëhej deputet, por një ankesë nga koalicioni SPS, Serbia e Bashkuar dhe “Të Gjelbrit e Serbisë”, shtyu Komisionin Republikan të Zgjedhjeve që zgjedhjet të përsëriten edhe një herë sot.

Komento: