Kaq do të dënoheni nëse gjuani mjete piroteknike gjatë festave në këtë komunë.
Komuna e Drenasit ka nxjerrë një urdhëresë përmes së cilës ndalon ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike në hapësirat publike dhe zonat e banuara, për festat e fundvitit, raporton Express
Fishekzjarrët dhe mjetet tjera piroteknike do të lejohen vetëm nga ora 23:00 e datës 31 dhjetor, deri në orën 00:30 të 1 janarit.
Sipas njoftimit të Komunës së Drenasit, personat që do të veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobitën në shumë prej 100 euro.
“Përjashtim nga kjo urdhëresë bënë data 31.12.2021 nga ora 23:00-00:30, e datës 01.01.2022 (një orë e tridhjetë minuta).
Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobiten në shumën prej 100 euro dhe për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit”, thuhet në dokument.