Ja sa do të kushtojë sot çmimi i naftës dhe i benzinës në Kosovë

09:15 | 14 Korrik 2022

Ministria publikon limitin e çmimit të naftës dhe benzinës për 24 orët e ardhshme.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër: Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.68 euro për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 euro për litër”, njofton ministria.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 14/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Komento: