Ja sa milionë do t’i kushtoj Juventusit shkarkimi i Sarrit

16:51 | 08 Gusht 2020

Shkarkimi i Maurizio Sarrit nga posti i trajnerit do t’i kushtojë Juventusit plot 20 milionë euro, shkruajnë mediet italiane.

Sarri ka një pagë vjetore neto prej 5.5 milionë eurosh dhe ka kontratë me gjigantin torinez deri në qershor të vitit 2022.

Nëse kontrata nuk shkëputet me pëlqimin e dyanshëm, atëherë Juventusi duhet të paguajë pagën neto të Sarrit prej 11 milionë eurosh, e cila bruto shkon në 20.3 milionë euro.

Ish-trajneri i Chelseat u shkarkua për shkak të eliminimit të djeshëm nga Lyoni në Ligën e Kampionëve.

Sarri gjatë këtij viti kishte dështuar edhe në Superkupën e Italisë duke u mposhtur nga Lazio dhe në finalen e Kupës së Italisë, ku pësoi disfatë nga Napoli.

Komento: